
Një 67-vjeçar grek ka qëlluar për vdekje pronaren e shtëpisë, fqinjin e tij dhe ma pas veten.
Mediat greke raportojnë se ai kishte konflikte të vazhdueshme me pronaren e tij 60-vjeçare mbi qiranë. Po ashtu, ai kishte mosmarrveshje të vazhdueshme edhe me fqinjin e tij. Shkak ishte drita në oborr.
Advertisement
Ai madje u kishte lënë shënime të afërmve të ndryshëm dhe ata vlerësojnë se ai ishte i vendosur për gjithçka.
Autori, i cili nuk kishte rekorde penale, qëlloi dhe vrau gruan në oborrin e shtëpisë së saj me një armë gjahu, pas një përleshjeje të fortë. Në të njëjtin oborr, ai qëlloi dhe vrau burrin që jetonte në katin e parë dhe më pas u mbyll në shtëpinë e tij, duke i dhënë fund jetës me të njëjtën armë.
Advertisement