
Nga dita e hënë, të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar në Kosovë do të kthehen në bankat e shkollës. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci bëri të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” duke shtuar se rikthimi do të bëhet në përputhje me rekomandimet për ruajtjen e distancës dhe higjienës.
Ndërkohë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka njoftuar se do të hapen edhe restorantet si dhe qendrat tregtare.
Por, sektori i hotelerisë dhe turizmit e konsideron të padrejtë vendimin për të mos lejuar ende zhvillimin e dasmave dhe kërkon nga qeveria që të lejojnë të paktën 200 persona në sallë.
HYSEN SOGOJEVA
KRYETAR, DHOMA E HOTELERI TURIZMIT
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Nëse është e lejuar 10 metra katror katër klient në çfarë do restoranti ose çfarë do salle e mbyllur apo e hapur, pse mos të lejohen edhe për 10 metër katror për katër klientë për sallat e dasmave. Kështu që ne nuk kemi kërkuar diçka më shumë, diku rreth 150, maksimumi 200 veta. 200 veta deri në 1 mijë metra katror.”
AFRIM MUQIQI
KENGETAR
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“I vetmi sektor që është anashkaluar janë sallat e dasmave, të cilat po hyjnë në ditë e 500 e nuk e kanë hapur derën. Ne e theksuam që në fillim, nuk ka qershor e korrik, ose do të hapen të hënën të gjitha, ose do të mbyllën të hënën të gjitha”.
Në takimin me pronarët e restoranteve pati edhe akuza për standarde të dyfishta nga
SHKELZEN JETISHI
PRONAR
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Mbyllja e fundit edhe më e pa drejt, na mbylli neve këtu, ndërsa kufiri me Shqipërinë është lënë hapur ku kanë shkuar afër 30 mijë persona. E dimë që edhe në Shqipëri ka raste, prej atyre 30 mijë personave, lutem që jo, por 3-4 mijë e kanë marrë virusin”.
Prej tre javësh tashmë, në Kosovë ka nisur vaksinimi i popullsisë me 24 mijë doza të siguruara nga kompania anglo-suedeze, Astrazeneca përmes programit COVAX.