
Qëndrimi kundër “Balkanit të Hapur” ka bashkuar deputetet e shumices dhe opozitës në kosovë. Deputetii nga lëvizjes vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në një intervistë për KosovaPress sqaroi se OPEN BALKAN nuk do të ndihmonte kosovën në aspektin e sigurise, përkundrazi do të fuqiznte më shumë Serbinë.
ARBËR REXHAJ
DEPUTET I “VV”, KOSOVË
Advertisement
“Mendojmë se Ballkani i Hapur nuk ndihmon në aspektin ekonomik të sigurisë dhe procese të tjera Republikës së Kosovës, përkundrazi e fuqizon Serbinë… Kosova ka synim në të ardhmen të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe të jetë në procese të bashkëpunimit të ngushtë me aleancën evropiane. Në këtë kuptim ne e shohim të panevojshëm krijimin e çfarëdo procesi që do të ishte i ngushtë dhe i cili do të shërbente Serbisë”
Edhe Vlora Çitaku, nga partia demokratike e kosovës nënvizoi se problemet mes prishtinës dhe beogradit janë kryesisht politike dhe jo ekonomike.
VLORA ÇITAKU
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS
Advertisement“Në thelb dhe substancë nuk është se ka dallim të madh mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur. Dallimi fondamental do të thosha unë është se tek Procesi i Berlinit kemi garancitë evropiane, përfshirjen e drejtpërdrejtë dhe Brukseli e dikton tempon e marrëveshjeve. Mirëpo ne duhet të jemi të qartë se problemi mes Kosovës dhe Serbisë nuk është i arsyes tregtare dhe ekonomike, mirëpo është i natyrës politike Kemi shumë iniciativa rajonale, shumë prej tyre janë duplikifim i njëra-tjetrës”
Lideret e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut pritet të zhvillojnë takimin e radhës Ballkanit të Hapur më 7 qershor në Ohër. Në këtë mbledhje do të jetë i pranishëm edhe kryeministr i malit të zi, dritan abazovic i cili deklaroi se dëshiron të vëzhgojë nga afër OPEN BALKAN.