Kosova ka reaguar lidhur me konfliktin mes izraelitëve e palestinezëve. Ministria e Jashtme e Kosovës thekson se Hamasi po i mban civilët palestinezë si pengje të luftës së tij, ndërsa bëhet thirrje për ndalimin e dhunës dhe arritjen e një zgjidhjeje paqësore.

 

“Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin të mbrojë popullin e tij kundër 2,000 raketave të shkrepura ndaj civilëve, vetëm nga Hamasi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kosovës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë se vetëm disa javë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit shkurtin e këtij viti, Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem.

 

Nga ana tjetër, Palestina nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovën, duke e konsideruar pjesë të Serbisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";