Raportuesi i ri për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka deklaruar  se Beogradi duhet të  vendosë përpara  drejtësisë  përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Serbia duhet të iniciojë dhe të përfundojë procesin e përcaktimit të përgjegjësisë të atyre që ishin të përfshirëve në ngjarjet e Banjskës dhe të punojë për qetësimin e përhershëm të situatës në veri të Kosovës”, tha Picula.

Po ashtu, diplomati kroat ka folur edhe për gjasat që Kosova të behet anëtare e Organizatës së Kumbeve të Bashkuara.

“Mendoj se bëhet fjalë kryesisht për procese plotësuese dhe paralele, përfundimi i të cilave varet nga shumë faktorë. Sipas marrëveshjeve në kuadër të dialogut, kërkohet që Serbia të mos pengojë pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Picula ka theksuar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të mbyllet me marrveshje. Sipas tij  qeveria serbe shpesh here demonstron  tendenca autoritare dhe antievropiane dhe se mos vendosja e sanksioneve  ndaj Rusisë po e largon cdo dite e me shume  Beogradin nga Bashkimi Europian. /vizionplus.tv