Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa deri në orën 16 ka pranuar 10 ankesa në lidhje me procesin zgjedhor.

Sot më 14 nëntor qytetarët e Kosovës po votojnë për të zgjedhur kryetarët e 21 komunave.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 24 për qind e votuesve

Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit të PZAP-së tha për Radion Evropa e Lirë se ankesat kryesisht janë bërë nga partitë politike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gjatë ditës janë pranuar 10 ankesa. Krejtësisht janë nga partitë”, tha Desku.

Desku ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së djeshme (13 nëntor), gjatë heshtjes zgjedhore ishin pranuar 2 ankesa.

Sipas KQZ-së, të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1,260,571 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 575 qendra votimi me 1,638 vendvotime.

Vendvotimet për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbyllen në ora 19:00.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar përmes postës 1,571 pako të supozuara me fletëvotime nga votuesit që jetojnë jashtë Kosovës.

Komunat në të cilat po zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale janë: Gjakova, Gllogovi, Gjilani, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Kamenica, Obiliqi, Rahoveci, Podujeva, Prishtina, Prizreni, Shtimja, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

Raundi i parë i zgjedhjeve të rregullta lokale u mbajt më 17 tetor dhe qytetarët votuan për asambletë komunale dhe kryetarët e komunave. Në këtë rund, nga 38 komuna sa janë në Kosovë, 17 zgjodhën krerët e rinj.

Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje përballet në 12 komuna në rundin e balotazhit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lidhja Demokratike e Kosovës në rundin e dytë garon në nëntë komuna. Partia Demokratike e Kosovës në tetë komuna.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës garon në pesë komuna.

Nisma Socialdemokrate dhe Partia Socialdemokrate zhvillojnë gara në nga një komunë, ndërkaq, në komunën e banuar me shumicë serbe, Kllokot, në garë do të jenë Lista Serbe dhe GI SNS. /Rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";