Kosovë: Një viktimë dhe shtatë raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 13 nëntor se është regjistruar një viktimë me koronavirus dhe shtatë raste të reja me COVID-19.

Sipas njoftimit, rastet e reja dalin pas testimit të 1,725 mostrave. Në 24 orët paraprake, 13 persona janë shëruar ndërkaq raste aktive janë 420.

Sa i përket fushatës së vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 2.560 doza të vaksinës.

Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, autoritetet kanë administruar 1,594,499 doza të vaksinave. Prej këtij numri, 749,432 persona janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";