Kriza nga zjarret dhe pandemia/ Mitsotakis bën ndryshime në qeveri

Pas krizës së fortë nga zjarret dhe pandemia, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka vendosur të bëjë ndryshime në qeveri. Ai ka riorganizuar kabinetin qeveritar, duke hequr dy ministrat Michalis Chrysochoidis dhe Haris Theocharis.

 

Ndërsa është krijuar  Ministria autonome e Mbrojtjes Civile nën admiralin në pension Evangelos Apostolakis.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në karrigen e ministrit të Shëndetësisë do të ulet Thanasis Plevris, ndërsa Vassilis Kikilias do të jetë ministër për Turizmin. Nikos Dendias mbetet i pandryshuar në postin e minsitrit të Jashtëm.

 

Ndryshimet në qeverinë greke:

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Evangelos Apostolakis merr pozicionin e Ministrit të Mbrojtjes Civile.

Pozicionin e Ministrit të Mbrojtjes së Qytetarëve e merr Panagiotis Theodorikakos.

Pozicionin e Ministrit të Shëndetësisë e merr Athanasios Plevris.

Asimina Gaga merr postin e zëvendësministres së Shëndetësisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vassilios Kikilias merr postin e Ministrit të Turizmit.

Andreas Katsaniotis merr pozicionin e Zëvendës Ministrit të Jashtëm përgjegjës për Helenët Jashtë Vendit.

Pozicionin e zëvendësministrit të Mbrojtjes Kombëtare e merr Nikolaos Hardalias.

Simos Kedikoglou merr pozicionin e Zëvendës Ministrit të Zhvillimit Rural dhe Ushqimit përgjegjës për politikën e peshkimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Michalis Papadopoulos merr pozicionin e zëvendësministrit të Transportit dhe Infrastrukturës i ngarkuar me çështjet e transportit.

Rekomandohet pozita e zëvendësministrit në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës me përgjegjësi për infrastrukturën. Pozicionin e merr Sekretari i Përgjithshëm aktual George Karagiannis.

Pozicioni i zëvendësministrit të Financave përgjegjës për sistemin financiar shfuqizohet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";