
Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken propozoi që Kroacia të hyjë në programin e regjimit pa viza me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një mesazh në Twitter, Blinken vlerëson kroatët për “përparimin e madh në përmbushjen e standardeve rigoroze për vendet pjesëmarrëse në program”.
“Sot, unë nominova Kroacinë që t’i bashkohet Programit të Heqjes së Vizave. Ky është hap drejt një regjimi pa viza dhe është shenjë e përparimit të jashtëzakonshëm të Kroacisë në përmbushjen e standardeve rigoroze për vendet pjesëmarrëse”, shkroi Blinken.
Pas njoftimit të Blinkenit, reagoi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq: “Ne konfirmojmë partneritetin midis Kroacisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe presim zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.”