
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić ka njoftuar se i ka dorëzuar Kuvendit një iniciativë për shkarkimin e Dritan Abazoviç.
Ai ka propozuar ministrin e Financave, Milojko Spajiç për zëvendëskryeministër të ri në Qeverinë e Malit të Zi.
Advertisement
“Sot kam dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi iniciativën për shkarkimin e Dritan Abazovicit dhe propozova Ministrin e Financave dhe Mirëqenies Sociale Milojko Spajic për zëvendëskryeministër të ri të Malit të Zi. Europa tani! Për një Mal të Zi të shëndetshëm”, ka shkruar ai.
Abazoviç ka propozuar formimin e një qeverie të pakicës si model për tejkalimin e krizës politike. Por, kryeministri Krivokapiç e kundërshtoi ashpër nismën, duke e cilësuar atë si mashtrim.
Advertisement