minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kurti: Beogradoi është në panik/ “Paramilitarët rusë ndodhen në serbi për të destabilizuar situatën”

0
Kurti: Beogradoi është në panik/ “Paramilitarët rusë ndodhen në serbi për të destabilizuar situatën”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për median gjermane “Der Spiegel”, deklaroi se situata e tensionuar në veri të Kosovë, vjen si rezultat i panikut të Beogradit. Ai akuzoi Serbinë se po përdor grupet terroriste ruse për të destabilizuar vendin.

 

 

ALBIN KURTI

Advertisement

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

 

Situata është tensionuar, sepse Beogradi është në panik. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë presion në rritje ndaj Serbisë, për të zgjedhur midis Perëndimit demokratik dhe Rusisë. Mercenarët rusë nga grupi “Wagner” janë zhvendosur në Serbi. Atje ka aktivitete të intensifikuara dhe bashkëpunim në rritje me Rusinë.

 

Advertisement

 

Sa i përket kërkesës së Serbisë për të vendosur në Kosovë 1000 ushtarë, Kurti bëri të qartë se kjo është e pamundur.

 

 

Advertisement

ALBIN KURTI

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

 

Duket se Vuçiç dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por ky tren është larguar. Është sqaruar statusi juridik ndërkombëtar i Kosovës. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet.

Advertisement

 

 

Kosova ditët e fundit aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke dërguar një mesazh të qartë në Bruksel dhe Beograd se në cilin drejtim dëshiron të ecë. Ndërkohë që Beogradi po koordinohet gjithnjë e më ngushtë me Moskën.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit