
Qeveria e Kosovës ka bërë me dije se “me shumë gjasë” nesër do të ketë një takim në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se publiku do te informohet më pas për rezultatet e takimit.
Advertisement
Takimi pritet të përqendrohet në uljen e tensioneve mes dy vendeve.
Më herët zëdhënësi i bashkimit Peter Stano ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç janë ftuar në një takim për të gjetur zgjidhje mbi çështjen e targave.
Advertisement