
Kryeministri i kosovës, Albin kurti ka deklaruar se Kosova është e gatshme për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë,duke patur në qëndër njohjen reciproke.
Në një interviste për “Radio Evropa E Lire”, kreu i qeverisë la të hapur mundësinë që ceshtjet me Beogradin mund të zgjidhen gjatë mandatit e tij.
ALBIN KURTI
KRYEMINISTËR I KOSOVËS
“Unë nuk mund të parashikoj se kur do të ndodhë, por nëse kemi parasysh që mandati i presidentit amerikan, Joe Biden, mandati i zëvendëskryetarit të Komisionit Evropian, Borrell dhe mandati im përafërsisht do ta kenë të njëjtën kohëzgjatje, është e pritshme ta përmbyllim marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë. Pra, te ne ekziston vullneti dhe interesimi, varet a ekziston gatishmëria te Serbia.”
Advertisement
Sipas Kurtit, peng i marrëveshjes mbetet edhe fakti i militarizimit të Serbisë.
ALBIN KURTI
AdvertisementKRYEMINISTËR I KOSOVËS
“Serbia aktualisht shpenzon më shumë për ushtri sesa pesë shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor marrë së bashku. Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut së bashku nuk shpenzojnë për ushtri sa shpenzon Serbia si e vetme. Ajo këtë nuk po e bën për Hungarinë e Rumaninë dhe ky militarizim i Serbisë është shumë brengosës për ne.”
Kreu i qeverisë së kosovës tha se nese zyrtarët e Brukselit do e ftojnë në dhjetor, sic ka paralajmeruar Borrel, për takime konstruktive dhe për bisedime parimore, ai do të pranojë.