
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka konsideruar marrëveshjen për targat një arritje te madhe teksa ka theksuar se kushtet këtë herë dallonin nga ato që iu ofruan të hënën në Bruksel.
Qëllimi ynë ishte që propozimi franko-gjerman për normalizimin e një marrveshje ligjërisht të obligueshme ndërkombëtare të bëhet cështja e bisedimeve në Bruksel, drejt arritjes së një dakordimi, i cili shtetit tonë që ështe normal e demokrat ia bashkangjit edhe një raport normal e evropian me Serbinë.Ishte e qarte nga vet deklarata e zevendespresidentit te Komisionit Evropian dhe perfaqësuesit te larte per siguri dhe politikë të jashtme , Borrel që një gjë e tille nuk ishte përfshire ne diskutime e dites se hene.Tani ajo figurin saktesisht dhe me nje status te qarte ne paragrafin e pare.Nuk ka qene ne diten e hene , ne tekstin, i cili me eshte ofruar mua ne fund.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Për Albin Kurtin, dyfishimi i tekstit në marrëveshje është një sukses.
Të hënën ne mbrëmje mua më ështe ofruar një document si dakordim i përbashkët , i cili ka pasur 95 fjalë.Dhe fjalët France e Gjermani nuk kanë qënë askund.Dhe nuk i referohet propozimit franko-gjerman apo te Bashkimit Evropian,sic po themi tani, përvec ceshtjes se targave tek ceshtja e ketij propozimi.Nuk thuhet propozimi,por thuhet do te zgjidhet ceshtja e targave sipas atij propozimi pa thene franko-gjerman,95 fjale.Nderkaq, kjo që eshte dakorduar mbreme i ka 194 fjale dhe eshte me shume se dyfishi i teksti. Janë krejtësisht të ndryshme, ata që thone qe ajo cfare nuk eshte pranuar te henen eshte pranuar te merkuren, nuk e dinë se per cka po flasin.
Në seancë plenare, kryeministri është shprehur se marrëveshja është e vlefshme deri në përfundim të negocimit të dokumentit franko-gjerman.
Pjesa e targave ne marrveshjen e mbremshme nenkupton qe Qeveria nuk leshon dhe regjistron targa te reja .Gradualisht targat e paligjshme do te nxirren nga perdorimi sipas nje mekanizmi te tille .Ne arritem te zbatojme parimin e reciprocitetit ne ate seksion te marrveshjes që u be deklarate e Borrelit ,por do te jete e vlefshme deri ne perfundimin e negocimit te dokumentit franko-gjerman,kur te kryhet ky negocim , atehere skadon afati i ketij dakordimi.
Kryeministri i Kosovës ka këmbëngulur që dialogu duhet të rinisë me shpejtësi brenda disa ditëve. Ai u ka bërë thirrje edhe serbëve të dorëhequr që të rikthehen në institucione.