Lajçak viziton Beogradin/ Takohet me presidentin serb Vuçiç

I derguari Special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak nis sot vizitën e tij dyditore në Beograd, në kuadër të përgatitjeve për takimin e ardhshëm të aleksander vucic dhe Albin Kurtit në Ohër.Në orën 14:30, Lajçak do të takohet me presidentin e Serbisë, , pas qëndrimit dyditor në Prishtinë, ku bisedoi me kryeministrin e Kosovës dhe aktorë të tjerë politikë.

 

Fokusi i bisedimeve do të jetë udhërrëfyesi për zbatimin e propozimit europian per te cilin palet rane dakord ne Bruksel.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dokumenti prej 11 nenesh  – që është bërë publik nga Bashhkimi Evropian – nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjelltë per te cilen qeveria e Kosoves ka kembengulur se duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje finale.

 

Megjithatë, në nenin 2 të propozimit thuhet se Serbia dhe Kosova duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Plani franko-gjerman po ashtu, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";