
Bullgaria do të heq veton kundër Maqedonisë së Veriut për celjen e negociatave.
Lajmi u konfirmua përmes një statusi në tëitter nga eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varheily.
Ai falenderoi liderin e opozitës bullgarë Borisov, që sipas tij ka marrë një vendim historik duke pranuar të votoje pro në parlamentin bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së veriut.
Në fakt kundërshtite e opozitës në Bullgari mbajten peng procesin e hapjes se negociateve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Përplasjet për këtë veto, madje kishin shkaktuar edhe një krize të brendshme politike në Bullgari pasi mazhoranca akuoi opozitën se po dëmtonte rëndë interesat e vendit.
Tanime pritet që të mblidhet parlamenti bullgar në mënyrë që forcat politike të votojnë njëzeri heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut, shtet me të cilën kanë përplasje që lidhen me të kaluarën e tyre.
Ky në fakt është në lajm I mirë edhe për Shqiperinë, pasi procesi I hapjes së negociatave ishte I lidhur me fatin e negociatave edhe të Maqedonisë së Veriut duke qënë se BE-ja kishte vendosur ta trajtontë Tiranën dhe Shkypin zyrtar brenda një procesi.