
Prishtina zyrtare ka reaguar ashpër pas deklaratave të fundit të ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili në një konferencë për shtyp për anulimin e vizitës së tij në Serbi deklaroi mbështetjen për “Ballkanin e Hapur”.
Zyra e presidencës nënvizoi se Lavrov tregoi që nisma “Ballkanit të Hapur” është një instrument i cili promovon hegjemoninë rajonale nga Rusia dhe Serbia.
BLERIM VELA
SHEF I STAFIT TË PRESIDENCËS SË KOSOVËS
“Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov konfirmon hapur lidhjen mes synimeve hegjemoniste të Rusisë në Ukrainë dhe synimeve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës. Për më tepër, Lavrov e sheh nismën e Ballkanit të Hapur si një instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia dhe për të prishur integrimin në BE dhe NATO.”
Advertisement
Për ndikimin që do kishte vizita e Lavrovit në nismën “Ballkani i Hapur”, ka folur edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
BUJAR OSMANI
AdvertisementMINISTËR I JASHTËM I MAQEDONSË SË VERIUT
“Nëse një vizitë e tillë nga Lavrov do të ndodhte, do të vihej në pikëpyetje edhe mbajtja e takimit të nismës Ballkani i Hapur në Ohër. Edhe pse Serbia, kuptohet, është shtet i pavarur i cili i vendos vete prioritetet e jashtme politike, në kuadër të disa iniciativave rajonale në të cilat marrim pjesë siç është Ballkani i hapur, kuptohet që është me shume rendesi që vendet me të cilat bashkëpunojmë të jenë në një linjë me ne në disa sisteme të vlefshme”.
Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria mbyllën hapësirën e tyre ajrore duke bllokuar vizitën e ministrit të jashtëm rus në Serbi.