
Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës rihter goditi ishullin e Kretës mëngjesin e kësaj të diele.
Lëkundja sizmike u regjistrua në orën 07:56, me epiqendër 20 kilometra në juglindje të Heraklion, shkruan CNN.gr.
Advertisement
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, thellësia ishte 17.1 kilometra.
Nuk është raportuar asnjë i lënduar, si dhe asnjë dëm material.
Advertisement