
Ndërsa treguesit epidemiologjike ne Maqedoninë e Veriut janë përkeqësuar dukshëm, këtë të mërkurë ka nisur viti i ri shkollor kryesisht me praninë e nxënësve në klasa dhe nën protokolle të posaçme sigurie.
Përjashtim do të këtë për nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë dhe gostivar, për të cilët, në dy javët e para mësimi do të jetë online, ndërkaq në strugë dhe kërçovë do të këtë mësim në distancë në shtatë ditët e para.
Advertisement
Autoritetet deklaruan se sistemi arsimor është i gatshëm për çdo lloj skenari të mundshëm.
Sipas të dhënave nga Unicef, Maqedonia e Veriut vitin e kaluar rezultoi me 52 jave mungesë të mësimit në prezencë fizike.
Advertisement