Ministri i Serbisë: Për t’u kthyer në Kosovë s’na duhet ndihma e rusëve, mjaftojnë serbët e lindur atje

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka thënë se ka informacione që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, janë duke rekrutuar mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës.

“Sipas disa informacioneve që unë i kam, me dijeninë e Vuçiqit dhe të Vulinit janë duke rekrutuar mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës dhe në krye të këtij grupi është gjenerali Dikoviq – ku sipas detyrave që ai i ka, nëse ndodh një destabilizim në Bosnjë automatikisht njësoj do të fillonte edhe në veri të Kosovës dhe qëllimi final i Serbisë është që ta bëjë ‘Serbinë e Madhe’”, deklaroi Kastrati në “KlanKosova”.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili tha se Serbia është mjaftueshëm e fortë për t’u kthyer në Kosovë, edhe pa ndihmën e Rusisë.

“Kur frika dhe ndërgjegjja e papastër u flasin shiptarëve (sq.red / ‘šiptari’ – term ofendues për shqiptarët që e përdor vazhdimisht ministri Vulin), ata zakonisht lëshojnë thashetheme për agresionin serb dhe rrezikun rus dhe fillojnë të ankohen se sa i rrezikshëm është Vuçiqi, kurse Serbia është e madhe. As presidenti Vuçiç dhe as unë nuk jemi duke përgatitur ose kërkuar vullnetarë rusë”, tha Vulini.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nëse Serbia dëshiron të kthehet me forcë në veri dhe jug të Kosovës dhe Metohisë, nuk do t’i duhen rusët ose të huajt, mjaftojnë serbët e lindur në Kosovë dhe Metohi. Shiptarët u bindën për këtë kur dërguan forca speciale arrogante në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe të përulur dhe të frikësuar u tërhoqën në jug”, tha ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin.

“Thashethemet e shiptarëve për rusët në veri të Kosovës dhe Metohisë duhet të shërbejnë si arsye që NATO-ja të ngrejë armët edhe një , në mënyrë që të bëjë një luftë që vetë shiptarët nuk mund ta fitonin kurrë, ashtu siç nuk mundën të ndërtonin as një shtet vetë. Nëse forcat e Perëndimit kanë kokat e qytetarëve të tyre për të çuar dëm dhe dëshirën për të bërë luftëra shiptare, ne serbët nuk kemi kokat e fëmijëve tanë për të humbur. Vuçiqi është i vetmi lider në Ballkan që kujdeset më shumë për paqen sesa për të ardhmen e tij politike, por kjo është forca e tij, jo dobësia e tij”, tha Vulini.