minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Moti i keq në veri të Italisë, rrugët kthehen në lumenj, evakuohen mijëra banorë

0
Moti i keq në veri të Italisë, rrugët kthehen në lumenj, evakuohen mijëra banorë

Veriu i Italisë është përfshirë nga stuhi dhe reshje të dendura shiu, ku si pasojë mijëra njerëz janë detyruar të evakuojnë shtëpitë e tyre.

Në Bolonja dhe zonat përreth, mbi 2 mijë banorë e kaluan natën në strehimoret emergjente ose tek familjarët e  miqtë e tyre në zonat më të sigurta. Rrugët janë kthyer në lumenj.

Ndërkohë më herët u njoftua se një 20-vjeçar vdiq në makinën e tij për shkak të përmbytjeve. Rajoni Emilia-Romagna, është goditur nga stuhitë që kanë shkaktuar dëme të vlerësuara në disa milionë euro.

Disa pjesë të Italisë jugore, përfshirë Kalabrinë dhe Siçilinë, kanë përjetuar gjithashtu përmbytje në qendrat e qyteteve gjatë ditëve të fundit. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit