
Ish presidenti italian, Girogio Napolitano, ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare. I sëmurë prej disa kohësh, ai u shtrua në një klinikë në Romë, por nuk mundi të rezistonte më gjatë.
Napolitano ishte presidenti i parë i Republikës i zgjedhur dy herë, në vitin 2006 dhe më pas në 2013 për dy vjet. Në Parlament që nga viti 1953, ai ishte një nga drejtuesit e fundit të mbijetuar të gardës së vjetër të Partisë Komuniste, së bashku me Achille Occhetto dhe Aldo Tortorella.
Advertisement