Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e 43-vjeçares në Salamis të Greqisë, e cila u gjet e masakruar mëngjesin e së martës nga mamaja e saj.

 

Autor i dyshuar për këtë ngjarje të rëndë është ish-bashkëshorti i saj, të cilën 43-vjeçarja e kishte denoncuar për dhunë në familje ditën e shtunë, dhe për këtë kishte marrë urdhër mbrojtjeje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas asaj që raportojnë mediat helene, mbrëmjen e së shtunës ish-bashkëshorti pasi e ka dhunuar i ka marrë celularin dhe është larguar nga banesa.

 

Pas kësaj gruaja ka bërë denoncimin në polici, të cilët i kanë thënë që për siguri mbrojtjeje deri në momentin që të bëhej arrestimi i burrit të largohej nga banesa e saj dhe të strehohej diku tjetër.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gruaja vendosi që të largohej nga shtëpia e saj për tu strehuar në banesën e prindërve, por mesa duket ish-bashkëshorti i ka ditur të gjitha lëvizjet dhe mëngjesin e ditës së martë ka shkuar në banesë dhe e ka qëlluar gruan me karabinë nga oborri, duke mos i dhënë asaj asnjë mundësi shpëtimi.

 

Fqinjët kanë dëshmuar se fillimisht ata nuk i kanë kushtuar aspak rëndësi të shtënave pasi është sezoni i gjuetisë, por kanë vrapuar menjëherë drejt vendngjarjes sapo kanë dëgjuar nënë e 43-vjeçares të bërtiste.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu fqinjët kanë dhënë edhe një detaj mjaft interesant, që vrasësi pasi ka kryer krimin e ka mbuluar gruan me çarçaf.

 

Dëgjuam të shtëna me armë rreth orës 06:30 të mëngjesit, por nuk i kushtuam rëndësi për shkak se është sezoni i gjuetisë. Por u ngritëm menjëherë të shkonim atje, pasi dëgjuam nënën e vajzës të bërtiste “O fëmija im, fëmija im”, dhe po na kërkonte ndihmë. Kur shkuam atje nuk pamë gjurmë gjaku pasi ajo e kishte marrë plumbin në brark, dhe gjaku ishte në anën tjetër. Ndërkohë që pamë që trupi ishte i mbuluar me çarfçaf dhe këtë e këtë e kishte bërë autori më aps ishte larguar”, tha një nga fqinjët për mediat greke.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

43-vjeçarja ishte nënë e një djali. Në momentin e vrasjes, fëmija ishte larg shtëpisë, pasi  ndjek një shkollë speciale jashtë Salamis. /Vizionplus.tv/