Opozita proteston në Shkup/ Kërkohen zgjedhje të parakohshme: LSDM po shkatërron Maqedoninë e Veriut

Mijëra qytetarë u mblodhën në qendër të shkupit për të kërkuar zgjedhje të parakohsme parlamentare.Tubimi u organizua nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE me pretendimin se qeveria e udhehequr nga Dimitar kovvacevski nuk është legjitme.

 

VMRO-DPMNE-ja e qendrës së djathtë akuzoi socialdemokratët se po “shkatërrojnë” Maqedoninë e Veriut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

HRISTIJAN MICKOSKI
KYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Qeveria është arsyeja për të gjitha fatkeqësitë dhe zhgënjimet tona kombëtare. Ky është një zë kundër padrejtësisë dhe kushteve të këqija të jetesës. Duhet të ketë një ndryshim”

 

Kreu i opozitës paralajmëroi gjithashtu qeverinë se partia e tij nuk do të pranojë asnjë marrëveshje “poshtëruese”që është në dëm të interesave kombëtare, duke iu referuar një marrëveshjeje të mundshme me Bullgarinë që mund të zhbllokojë procesin e negociatave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Partia në pushtet, LSDM, përmes një njoftimi kundërshtoi thirrjet për zgjedhje te parakohshme ndërsa akuzoi opozitën se po proteston vetëm për interesa personale dhe partiake.