Pandemia e koronavirusit zhyti më thellë në varfëri miliona refugjatë sirianë që jetojnë në Turqi. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, agjensitë e ndihmave thonë se shumë prej tyre u detyruan të marrin borxhe të mëdha.

 

Në Turqi ndodhen pothuajse 4 milionë refugjatë, shumica prej tyre sirianë që iu larguan luftës në vendin e tyre. Pjesës më të madhe prej tyre nuk u lejohet ligjërisht të punojnë, por ata gjejnë punë informale në sektorë si ndërtimi, bujqësia dhe hoteleria.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kur goditi pandemia e koronavirusit, masat izoluese të Turqisë i mbyllën me shpejtësi shumë prej këtyre punëve.

 

“Për rrjedhojë, u kufizuan mundësitë e njerëzve për të fituar dhe për të paguar për nevojat bazë, si për ujin, kujdesin shëndetësor, elektricitetin. Rezultat i kësaj ishte rreziku i futjes në vështirësi më të mëdha – si p.sh. marrja e borxheve të mëdha që ishte ndër konstatimet tona kryesore”, thotë Jonathan Brass, nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq në Turqi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një studim i Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe tregoi se nivelet e borxhit për refugjatët janë rritur me 50% gjatë vitit të kaluar.

 

Cilësia, sasia dhe llojet e ushqimeve që njerëzit konsumonin po zvogëloheshin, sepse masat ndikojnë tek këto. Njerëzit po futeshin në borxhe për shërbimet komunale dhe nuk po shlyenin faturat për strehimin e tyre”, thotë zoti Brass.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq siguron ndihmë në të holla për refugjatët në Turqi duke përdorur fonde nga Bashkimi Evropian, pjesë e marrëveshjes së arritur mes Brukselit dhe Ankarasë në vitin 2016, për të ndalur rrjedhën e refugjatëve drejt Evropës.

 

I ashtuquajturi “Rrjeti i Sigurisë Sociale të Emergjencës” arrin në rreth 18 dollarë amerikanë në muaj për një anëtar të familjes. Duke folur të premten, presidentja e Komisionit Evropian premtoi fonde shtesë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Po planifikojmë një fond shtesë prej 3 miliardë eurosh për të mbështetur refugjatët në Turqi deri në vitin 2024“, tha zonja Ursula von der Leyen.

 

Refugjatët në Turqi kanë mundësinë të bëhen pjesë e programit të vendit për vaksinimin ndaj koronavirusit. Shpresohet që lehtësimi i masave të izolimit këtë muaj do të hapë më shumë mundësi për refugjatët për të fituar para.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por kritikët thonë se Evropa dhe Perëndimi duhet të dalin me një zgjidhje afatgjatë për refugjatët e Sirisë, përfshirë programe më të shpejtë të rivendosjes, për të lehtësuar presionin mbi Turqinë./ Voa