
Një zjarr i madh përfshiu një zonë pyjore në zonën malore në Schinos, në Korinth të Greqisë. Flakët u përhapën shpejt, duke iu afruar zonës së banuar.
Për këtë arsye, zjarrfikësit nisën evakuimin e banorëve, teksa punohet intensivisht për shuarjen e flakëve, që kanë nisur qysh pasditen e të mërkurës.
Advertisement
Deri tani, sipas mediave greke, nuk ka të dhëna për dëmtimin e shtëpive. Por banorët janë të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmë.
“Unë dhe gruaja ime nuk kemi fjetur fare gjithë natën, jemi shumë të shqetësuar.”
“Ne e lamë shtëpinë hapur, morëm makinën dhe zbritëm në zonën e plazhit. Nuk e dimë çfarë do të ndodhë, zjarri ishte afër shtëpive tona.”
Advertisement
Advertisement