
Tri lëkundje tërmeti brenda dy orëve u regjistruan këtë të martë në Verona të Italisë. Instituti Kombëtar i Gjeofizikës në Itali raportoi se më i fuqishëm ishte tërmeti i fundit, me magnitudë 4.4.
Ndërsa dy të tjerët ishin me magnitudë 3.4 dhe 2.8. Autoritetet thonë se nuk ka raportime për dëme e aq më tepër për viktima. Një lajm i tillë vjen vetëm disa orë pas tërmetit që shkaktoi viktima dhe shkatërrim në Kroaci.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, është e vështirë të mendohet një lidhjes mes tërmeteve në Itali dhe Kroaci.
“Nuk më duket e besueshme, por nuk më pëlqen ta përjashtoj plotësisht atë. Është pak herët për të folur. Të dyja zonat sizmike janë shumë larg rreth 200-250 kilometra. Kështu që e sotmja mund të ketë qenë thjesht një rastësi”, tha sizmiologu Alessandro Amato.