
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar të premten sulmin ndaj një ekipi të gazetarëve të medias Kallxo.com në veri të Mitrovicës.
Sipas komunikatës për media, ekipi është sulmuar nga një grup i maskuar i serbëve, “në afërsi të Shkollës Teknike”.
Advertisement
Kallxo.com ka thënë se dy gazetarët kanë arritur të shpëtojnë pa lëndime fizike dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të zonave tjera të Mitrovicës.
Sipas saj, “sulmuesi ka goditur me grushte makinën ndërsa mjete të forta janë hedhur edhe nga pjesëtarët e grupit”.
Advertisement
AGK ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit./rel