
Pas Tiranës, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen do të vizitojë ditën e sotmë Kosovën.
Gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama, ajo përsëriti qëndrimin e saj se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian, dhe se vendi ynë i ka kryer detyrat.
Turi i saj në vendet e Ballkanit Perëndimor, vjen edhe disa ditë para samitit të BE, që do të mbahet më 8 tetor në Slloveni, në fokus do të jetë procesi i zgjerimit.
Axhenda:
09.00 Takimi me Presidenten Vjosa Osmani
Vendi i takimit: Krahu i Presidentes, Kuvendi i Kosovës (mundësi fotografimi para takimit)
10.00 Takimi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti
Vendi i takimit: Zyra e Kryeministrit (mundësi fotografimi jashtë ndërtesës)
11.00 Vizita në Kopshtin ‘Cicërimat’, konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Kurti