
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me rrëmbimin e tre policëve në Leposaviq, duke deklaruar se dyshohet se janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë.
Kurti e konsideron këtë hakmarrje nga Serbia, ndërsa thekson se policia e Kosovës është treguar e vetëpërmbajtur.
“Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë.
Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.
Advertisement
Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit”, tha ai.
Kurti bën thirrje që tre policët të lirohen dhe e cilëson këtë akt si aggression me qëllim destabilizimin.
Në të njëjtën kohë, Kurti kërkon që faktorët ndërkombëtarë të reagojnë.
“Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.
Advertisement
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë”, shton ai.
Policia e Kosovës publikoi pamje të tre policëve, të cilët janë marrë peng nga serbët.