
Reshjet që nisën gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar përmbytje edhe në Kosovë.
Në Gjakovë e Rahovec rrugët janë kthyer në lumenj.
Advertisement
Uji nuk lejon të kalojnë jo vetëm këmbësorët por edhe automjetet. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë rrugë të përmbytur dhe automjete të mbuluare thuajse totalisht nga uji.
Shiu i dendur ka shkaktuar probleme dhe dëme të mëdha pasi uji ka hyre në katet e para të banesave.
Advertisement
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar ndihmë urgjente nga Qeveria.