
Një vajzë e re nga Kaçaniku i Kosovës ka humbur jetën nga përmbytjet që përfshinë Gjermaninë ditët e fundit.
Viktima është identifikuar si Vanesa Koxha, ndërsa lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike e kanë dhënë të afërmit e saj në rrjetet sociale.
Advertisement
“Më pikëllim të thellë ju njoftojmë se vajza jonë ndërroi jetë në vërshimin tragjik në Gjermani. Varrimi do të bëhet këtu”, shkruan i afërmi i saj.
Deri më tani, numri i viktimave në Europën Perëndimore, si pasojë e motit të keq, ka shkuar në më shumë se 200. Në mesin e personave që kanë humbur jetën është edhe një çift nga Peja e Kosovës.
Advertisement