“Policia nuk largohet nga veriu”/ Kurti: S’kam frikë nga sanksionet ndaj Kosovës, gati të takoj Vuçiç

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të qartë se nuk do të tërheqë forcat e policisë së Kosovës, për sa kohë jashtë ambienteve të ketë dhunë dhe kërcënim për kryetarët e rinj.

 

“Në çdo komunë të republikës ne kemi forca policie e kjo është normale. Sa i takon komunave veriore, për sa kohë jashtë ambjenteve të tyre ka kërcënim për dhunë, grafiti me shkronjën ‘Z’, admirues të putin, anëtarë të policisë e xhandarmërisë serbe, ne duhet të kemi forca aty. Nuk tërhiqemi ndaj tyre, nëse duan protesta paqëspore ja ku e kanë një kryeministër që ka qenë gjithë jetën aktivist politik dhe është më shumë se gati ti dëgjojë e madje të bjerë dakord me ta.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga Bratislava ku u takua edhe me diplomatin europian, Josep Borell, si dhe të dërguarin për dialogun, Miroslav Lajcak, Kurti iu përgjigj gjithashtu kërkesës së ndërkombëtarëve që kryetarët e rinj ta ushtrojnë detyrën e tyre jashtë objekteve komunale.

 

“Nëse tani do t’i urdhëroja kryetarët të kalonin në zyra të tjera, do t’i binte sikur po angazhohem në krijmin e strukturave paralele.Unë nuk mund të ulem në zyrë si kryeministër dhe t’iu them kryetarëve në veri: ju nuk duhet të qëndroni në zyrat tuaja. Si ka mundësi që ju i njihni kryetarët dhe pastaj doni ti zhvendosni ata? Nëse ndërkombëtarët do të më kishin thënë të mos i bënim këto zgjedhje ose të mos bënim betimin, atëherë do të ishim duke folur për politikë. Por në këto kushte jemi duke folur për zbatimin e ligjit, dhe unë nuk kam fuqi për të bërë gjë tjetër.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sa i përket pasojave që situata në veri mund të sjellë për Kosovën në nivel ndërkombëtar dhe një izolimi të mundshëm, Kurti tha se po punohet shumë për gjetjen e një zgjidhjeje.

 

“Jam shumë i shqetësuar por asnjëherë i frikësuar. Po punojmë shumë që të gjejmë mënyrën e duhur një rrugë të vërtetë për të dalë nga kjo situatë. Gjetja e një zgjidhjeje ka dy trajektore: E para të dalim nga kjo krizë në veri: që do të thotë sundim i ligjit, largimi i bandave dhe, të zvogëlojmë numrin e Policëve në objektet komunale. Dhe e dyta rrugë është zbatimi i menjëhershëm dhe pa kushte i marrëveshjes bazë me të cilën jemi pajtuar me Serbinë”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I pyetur për takim me presidentin Aleksandër Vuçiç, kryeministri Albin Kurti u shpreh i gatshëm duke thënë se e do marrëveshjen, e do njohjen e Kosovës dhe formimin e asociacionit.