
Në komunën e Preshevës po votohet për zgjedhjet e parakohshme lokale.Rreth 42 mijë persona kanë të drejtën e votës ndërsa në garë janë 7 subjekte politike, 6 parti shqiptare dhe lista serbe.
Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kenan Kamberi ka bërë të ditur se në të 38 vendvotimet nuk janë hasur probleme që do ta cënonin procesin zgjedhor.
Advertisement
Shqiptarët e Preshevës në këto zgjedhje garojnë me gjashtë lista të ndryshme ndërsa serbët janë në koalicion prej tetë partish. Qëndrat e votimit janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në 8 të mbrëmjes ndërsa procesi po mbahet në kushtet e pandemisë.
Advertisement