minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Protesta para Ambasadës së Rusisë në Shkup

0

Shoqata e ukrainasve në Maqedoninë e Veriut, ka protestuar të hënën para Ambasadës së Rusisë në Shkup për të kundërshtuar sulmet ruse me raketa në disa qytete të Ukrainës.

 

Drejtuesit e shoqatës që tubon kryesisht shtetas ukrainas të ikur nga Ukraina për shkak të agresionit të Rusisë, thanë se sulmet e ditës së hënë kanë për qëllim frikësimin e popullit të Ukrainës, por, kjo sipas tyre nuk do t’i zmbrapsë nga lufta kundër agresionit rus.

 

Advertisement

“Me granatimet e ditës së hënë, (presidenti rus, Vladimir) Putini dëshiron të na frikësojë duke bombarduar kapacitetet energjetike për të na lënë në errësirë, pa ngrohje dhe energji elektrike. Por ne nuk dorëzohemi, nuk frikësohemi. Do të qëndrojmë dhe do t’ia dalim. Ata janë terroristë”, ka thënë Oleksandar Urbanoviq, kryetar i Shoqatës së ukrainasve në Maqedoninë e Veriut.

 

Maqedonia e Veriut ka dënuar sulmet ruse të 10 tetorit ndaj objektivave civile në disa qytete të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin, Kievin.

 

Advertisement

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha më 10 tetor se sulmet ruse janë të papranueshme dhe se autorët e tyre duhet të nxirren para drejtësisë.

 

“Republika e Maqedonisë së Veriut dënon fuqishëm veprime të tilla të papranueshme të kryera nga Rusia, të cilat rezultuan me viktima të pafajshme njerëzore. Autorët e sulmeve duhet të sillen para drejtësisë dhe të mbahen përgjegjës për krimet e luftës të kryera”, ka deklaruar Osmani.

 

Advertisement

Ai tha se Maqedonia e Veriut mbështet fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës ndërsa bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve dhe largimin e forcave ruse nga territori ukrainas.

 

“Ne rikonfirmojmë edhe një herë solidaritetin tonë me popullin ukrainas, si dhe mbështetjen tonë të vendosur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke bërë një thirrje tjetër për ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha armiqësive dhe tërheqjen e forcave ushtarake ruse nga vendi”, tha ministri Osmani.

 

Advertisement

Që në ditët e para të agresionit rus, Maqedonia e Veriut i ka dhënë mbështetje Qeverisë në Kiev, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndërsa ka mbështetur të gjitha vendimet për sanksione ndaj Rusisë.

 

Rusia e ka vendosur Maqedoninë e Veriut në “grupin e shteteve jomiqësore”.

 

Advertisement

Zyrtarët maqedonas në disa raste kanë akuzuar Moskën për ndërhyrje në punët e brendshme dhe për veprimtari spiunazhi, andaj në dy vjetët e fundit kanë dëbuar 11 diplomatë rusë.

 

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

 

Advertisement

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

 

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

 

Advertisement

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit