
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj qëndrimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili nxorri në rrjetet sociale hartën e Kosovës të mbuluar nga flamuri serb.
Kreu I qeverise shqiptare,raporton Vizion Plus, e konsideroi ate si nje hartë leshi dhe se Vuçiç luan me kukulla në facebook, teksa I përgjigjej pyetjes mbi vonesën në vaksinimin e mjekeve të Kosovës në Kukës.
“U vonua pak. Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxorri ai shoku në Beograd duke lozur me kukulla në Facebook. Ne jemi një, e ardhmja dihet se cila është, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Sigurisht kemi qasje ndoshta ndonjëherë të ndryshme se si shkohet tek e ardhmja, por ndërkohë në të tashmen jemi absolutisht një.”
Advertisement
Rama shtoi se nëse Kosova nuk merr vaksina në kohë të afërt, I gjithë personeli mjekësor I Kosovës do të vaksinohet në Shqiperi.
Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e pamundësisë për vaksinimin. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm. Të 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës do i bëjmë nëse Kosova nuk merr vaksinat”.
Advertisement