
Autori i krimit të rëndë në Greqi, Florand Shehu u sulmua nga familjarët e Anisa Shehut, që u vra mizorisht me thikë.
Teksa po dërgohej në gjykatë, të afërmit e 31-vjeçares u sulën drejt shqiptarit, duke e goditur me grushte, gurë dhe disa shishe uji.
Advertisement
Policia reagoi menjëherë duke e larguar autorin e vrasjes dhe ndaloi disa familjarë të viktimës.
Më herët u zbardh edhe rrëfimi i tij për vrasjen e gruas, duke treguar se si fillim e ka goditur me thikë në qafë kur ishte në gjumë.
Advertisement