Qeveria e Zoran Zaev kalon votëbesimin në Kuvend me 62 vota “pro”

Përbërja qeveritare “Zaev 2” ne Maqedonine e Veriut ka kaluar para pak minutash votëbesimin në Kuvend me 62 vota “pro”.

Duke qene se opozita braktisi sallën duke mos marrë pjesë në votim, nuk ka pasur asnjë votë kundër.

Po ashtu në sallë nuk pati as edhe një votë abstenim.

Kryeministri Zoran Zaev, më herët, në seancën e Kuvendit kete te merkure kishte kërkuar votëbesimin e Qeverisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo sipas tij vinte pas pretendimeve të VMRO-DPMNE-së se posedon shumicë të re në Kuvend./Alsat