
Kryeministri Edi Rama reagoi pas tërmetit të fuqishëm me magntiduë 6.4 që goditi Kroacinë. Kreu i qeverisë shprehu solidaritetin me kroatët dhe bëri me dije se Shqipëria do të ndihmojë sadopak në shërimin e plagëve.
“U kam përcjellë sot shprehjen e solidaritetit vëllazëror Presidentit Milanoviç&Kryeministrit Plenkoviç, për fatkeqësinë mbi qytetin Petrinja! Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike e do të japë ndihmën e saj modeste për shërimin e plagës së hapur nga tërmeti i forte.”
Advertisement
Deri tani nga tërmeti i fortë në Kroaci raportohen për tre viktima, ndërsa vijojnë kërkimet poshtë gërmadhave.