
Reperi i njohur grek, i njohur si Mad Clip vdiq në një aksident automobilistik që ndodhi në 02:30 mëngjesin e së enjtes në zonën, Attica.
Viktima, 34-vjeçari Peter Anastasopulos humbi kontrollin e Porsche-s së tij e cila u përplas në një kolonë rrugore para se ta përfundonte përplasjen në një pemë.
Ai po kthehej nga dasma e një shoku.
Viktima u bllokua brenda automjetit dhe u deshën rreth dy orë që zjarrfikësit ta nxirrnin atë nga automjeti i shkatërruar plotësisht
34-vjeçari u dërgua në spital ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.
Mad Clip, ishte kthyerf vite më parë nga SHBA ku ishte rritur, për të vijuar në vendin e tij të origjines ëndërrën e të qënit një muzikant I muzikes RAP.
Mirëpo vec muzikes ai ishte tmerrësisht I apasionuar pas makinave dhe shpejtësise, pasion së cilit i dedikonte edhe statuse në rrjetet sociale.
“Unë jam një budalla, më pëlqen shpejtësia… E drejtë apo e gabuar, kushdo që më gjykon, le të më gjykojë,”-shkruante Mad Clip./ Burimi: Protothema