Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç: Ata bënë gjithçka për të na poshtëruar

Presidenti serb Aleksandër Vucic deklaroi se votimi i rezolutës së Srebrenicës i dha fund karrierës së tij në organizatën e kombeve të bashkuara.

Duke folur për mediat nga Nju Jorku ai falenderoi aleatët që e mbështetën ndërsa tha se kjo ishte një goditje për të poshtëruar vendin e tij.

“Nuk do të më falen shumë gjëra dhe kjo ishte gozhda në arkivol. Ata bënë gjithçka për të na poshtëruar dhe ne u ngritëm në lartësi. Njerëzit tanë u lartësuan”, tha Vuçiç.

Ndëra kryetarja e kuvendit, Ana Brnabiç deklaroi se Serbia do ta ketë shumë të vështirë bashkëpunimin me vendet që mbështetën rezolutën e srebrenicës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qytetarët në Beograd dolën me automjete në rrugët e qytetit në formë proteste.

Ata ngritën flamujt serbë ndërsa shfaqën simbolet nacionaliste, të cilat nuk i kurseu as Vuçiçnë sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Rezoluta, e kundërshtuar ashpër nga serbët e Bosnjës dhe Beogradi, e bën 11 korrikun “Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës”. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";