minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Riaktivizohen vatrat e zjarrit, viktima dhe dëme shumë të madhe nga flakët në Greqi

0

Qindra zjarrfikës në Greqi po vijojnë luftën kundër zjarreve që po djegin vendin për të gjashtën ditë rradhazi.

 

Deri më tani, këto zjarre kanë lënë 20 persona të vdekur, dhe qindra të lënduar përfshirë edhe 60 zjarrfikës. Pëpjekjet për të shuar flakët janë përqëndruar në rajonin qëndror të vendit ku situata u duk se u vendos nën kontroll gjatë mbrëmjes së te mërkurës.

Por në orët e para të mëngjesit, i ndihmuar edhe nga erërat, zjarri shpërtheu sërish në malin Parnithë që ndodhet në veri të Athinës.

Advertisement

 

Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve, tha se pas zhvillimeve të orëve të fundit është rikthyer rreziku për zonat e banuara në këtë rajon. Situata vijon të mbetet kritike edhe në pjesën veriore të vendit ku flakët nisën në 19 gusht pranë qytetit të Aleksadropolit.

 

Zyrtarët në Greqi kanë paralajmëruar se, duke qenë se kjo zonë është një pikë hyrëse e njohur për emigrantët ilegalë nga Lindja e Mesme, ka të ngjarë të ketë edhe më shumë viktima.

Advertisement

 

Dëmet në banesa, magazina, mjete bujqësore dhe bimësi janë të pallogaritshme. Mbrotja Civile greke ka deklaruar se kjo është vera më e keqe sa i përket sipërfaqeve të djegura nga zjarret që nga viti 2009.

 

Burime njerëzore, zjarrfikëse dhe aeroplanë nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile janë angazhuar së bashku me forcat greke për të vënë nën kontroll zjarret. Ndihmë u dërgua edhe nga Shqipëria ditën e djeshme.

Advertisement

 

Deri më tani autoritetet greke kanë arrestuar 4 persona për zjarrvënie të qëllimshme.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit