
Toka në Greqi vazhdon të dridhet. Pas tërmetit të fortë me magnitudë 6 të rënë gjatë paradites, u regjistrua një tjetër lëkundje sizmike.
Siç raportojnë mediat greke, tërmeti i fundit ishte me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter me epiqendër në Elassona, pranë Larisas.
Advertisement
Nga lëkundjet e paradites nuk raportohet për viktima, por vetëm për shtëpi e ndërtesa të shkatërruara. Autoritetet kanë ngritur çadra në fusha për të kaluar natën banorët e frikësuar.