Liderët e rajonit janë mbledhur këtë të hënë në Shkup për samitin e radhës të procesit të Brdo Brijunit.

 

Në takim marrin pjesë presidenti Bajram Begaj, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Jakov Milatoviç nga Mali i Zi, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe anëtarët e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtetet pjesëmarrëse pritet të riafirmojnë përmes një deklaratë të përbashkët angazhimin për forcimin e bashkëpunimit rajonal, zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe përparimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

 

Siç ka bërë me dije presidenca e Maqedonisë së Veriut, e cila është edhe pritëse e takimit në fokus të diskutimeve të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në procesin Bërdo-Brijuni janë integrimi evropian, ndryshimet klimatike dhe emigracioni i të rinjve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti Begaj gjatë vizitës në Shkup do të zhvillojë gjithashtu takime dypalëshe, si edhe do të takohet me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni të Veriut.

 

Procesi i Brdo Brijunit është një nismë slloveno-kroate, e ndërmarrë për herë të parë në vitin 2010 nga kryeministri i Sllovenisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qëllimi i saj është forcimi i besimit të ndërsjellë në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi më i shpejtë i këtij rajoni në BE.