minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Serbët pa përfaqësues në zgjedhjet që do të mbahen në veri të Kosovës

0
Serbët pa përfaqësues në zgjedhjet që do të mbahen në veri të Kosovës

Partia serbet e Kosovës ka njoftuar  vetëm tre ditë para votimeve se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të dielën.

 

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Aleksandër Jabllanovic. Ai ka thënë se po tërhiqen pasi nuk ka kushte të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve duke përmendur faktin se votimi do të bëhet në kontejnerë dhe se siguria do të garantohet nga Policia e Kosovës.

 

Advertisement

“Nuk është klima e duhur për të shkuar në zgjedhje nën shoqërimin e policisë së Kosovës. Nuk janë 18 qendra, por janë tre. Kjo nuk na është komunikuar kur kemi aplikuar për zgjedhje”

 

Megjithatë Jabllanoviç tha se ky vendim nuk do të ketë pasoja për partinë.

 

Advertisement

 

“Ne nuk e ndryshojmë politikën. Kundërshtari ynë politik është Lista Serbe, por kjo nuk do të thotë se kundërshtari ynë është shteti i Serbisë apo Qeveria e Serbisë. Kundërshtari ynë nuk është Aleksandar Vuçiç.”

 

Kryetari i partisë serbet e Kosovës iu ka bërë thirrje edhe mbështetësve të tij të mos dalin në votime ndërsa ka mohuar që të ketë pastur presion për marrjen e vendimit të tërheqjes.

Advertisement

 

Me tërheqjen nga gara të kësaj partie, katër komunat me shumicë serbe në veri të kosovës do të kenë vetëm një kandidate të pavarur serbe e cila garon për komunen e Svecanit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit