Serbët votojnë në referendum, protesta në veri të Kosovës

Qytetarët serbë me të drejtë vote i janë drejtuar kutive të votimit duke nisur nga ora 7 e mëngjesit për të miratuar ose jo ndryshimet në Kushtetutë që lidhen me sistemin gjyqësor.

 

Duke iu referuar kërkesave të percaktuara nga Bashkimi Evropian, ndryshimet kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve në mënyrë që të zvogëlohet ndikimi politik në këtë proces. Rezultati i referendumit do të përcaktojë nëse do të jetë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë Prokurorial, që konsiderohen si trupa të pavarur, ata që do të zgjedhin gjyqtarët dhe prokurorët apo do të vijojë praktika aktuale, ku ata zgjidhen nga deputetët e Parlamentit serb, si anëtarë të partive politike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vendimi merret nga shumica e votave dhe jo me pragun e mbi 50 %. Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi vendosi që serbët nga Kosova të mund të votojnë në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë e Vranjë, katër komuna në jug të Serbisë që shtrihen jo larg kufirit me Kosovën. Ky vendim u publikua pak orë pasi parlamenti i Kosovës mbështeti vendimin e qeverisë, për të mos lejuar hapjen e qendrave të votimit në Kosovë.

 

Sakaq, në veri të Mitrovicës kanë nisur protestat që kritikojnë vendimin e Prishtinës zyrtare. Qytetarët serbë shprehen se u janë shkelur të drejtat e tyre ndërsa kanë improvizuar një kuti votimi dhe kanë hedhur aty simbolikisht votat e tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Forcat e njësisë speciale të Kosovës janë vendosur në pikën kufitare të Jarinjës për të monitoruar situatën.

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";