
Shtetet e bashkuara e kanë mirëpritur vendimin e gjykatës speciale ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i cili është dënuar me 26 vjet burgim për krime lufte.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se vendimi është një hap që ndihmon Kosovën për të garantuar sundim të ligjit dhe për të vënë drejtësi për viktimat.
“Siç e ka thënë edhe trupi gjykues, ky vendim nuk është gjykim kundër UÇK-së apo Kosovës, por lidhet vetëm me përgjegjësinë penale të të pandehurit. Ne po ashtu e përshëndesim guximin e dëshmitarëve që janë paraqitur, dhe dënojmë kërcënimet e frikësimet ndaj tyre. Pa këta individë të guximshëm, drejtësia nuk do të ishte e mundshme.
Vendimi ndaj Mustafës përbën aktvendimin e parë të Gjykatës Speciale lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.
Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë në periudhën janar 1998 – dhjetor 2000.