SHBA ultimatum Albin Kurtit/ Chollet: Zbatoni marrëveshjet e Brukselit

Vetëm dy ditë përpara takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

 

 “Gjatë kësaj bisede, kryeministri konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë e mirë për bisedimet e mëtejshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve, thuhet në njoftimin e Zyrës se Albin Kurtit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë pas bisedës telefonike, Chollet u shpreh gjithashtu se të dyja palët duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog.“ShBA-të mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së”, është shprehur zyrtari i Uashingtonit.

 

Më herët, i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar se në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, pret që palët të pajtohen për afatet e zbatimit të propozimit evropian.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky propozim, që fillimisht është emërtuar plani franko-gjerman, u është dorëzuar palëve vitin e kaluar. Kosova insiston që në një marrëveshje përfundimtare të përfshihet edhe njohja reciproke. Por Serbia, nga ana tjetër, këmbëngul se njohja është vijë e kuqe, për të cilën kërkon një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.