
Shefi shqiptar i antidrogës Rudolf Elezoviç është vrarë.
Rezultatet e parë të autopsies në trupin e viktimës, tregojne se ish-shefi I policisë së Ulqinit është vrarë por ende nuk është saktësuar koha dhe mënyra sesi është vrarë.
Elezovic u zhduk në 27 maj dhe pas alarmit të familjes nisën kontrollet.
Disa ditë më parë trupi i oficerit të lartë të policisë u gjet në zonën e Sveti Dorde në Ulqin.
Sipas pamjeve të publikuara nga mediat fqinje zona mbetet e mbyllur pasi do të kontrollohet deri ne detaj për prova.
Dyke iu referuar gjithnjë këtyre mediave, vrasja e tij mund të ketë lidhje me operacionin e madh antidrogë “Kurthi”.
Në këtë operacion u prangosën 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e më pas drejt vendeve të BE.
Në këtë rast gjithsesi nuk është specifikuar roli I oficerit të lartë të policisë, nëse ai ka qënë vetë I përfshië në trafik apo ka qënë pengese e grupeve kriminale.