
Presidenti Meta shpërndau një mesazh për tragjedinë në spitalin e Tetovës ku shpërthimi dhe më pas përfshirja nga flakët e spitalit ka shkaktuar shumë viktima, mes të cileve personel dhe paciente.
Me shqetësim dhe trishtim të thellë po përcjell tragjedinë e ndodhur në spitalin e Tetovës.
Një ngjarje tepër e rëndë dhe tronditëse, veçanërisht për numrin e viktimave të raportuara!
AdvertisementShpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndaj dhembjen e madhe me familjarët e tyre.
Ju uroj shërimin sa më parë të lënduarve!
Shpreh solidaritetin e plotë me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, që po bëjnë përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe vënë nën kontroll situatën.
Mendimet dhe lutjet e mia janë me Tetovën!
Advertisement
Ne Tetove, prane spitalit fushor te ngritur per trajtimin e te infektuarve me covid-19, qe tashme eshte shkrumbuar plotesisht, kane mberritur edhe drejtuesit me te larte te vendit ne Maqedonine e Veriut, mes te cileve edhe Kryeministri Zoran Zaev.